Ardian Hyseni i vrarë në Siri kishte edhe familjen atje (VIDEO)

Institucionet e Kosovës nuk kanë mundur ta konfirmojnë lajmin për vrasjen e dy kosovarëve në Siri.

Ardian Hyseni dhe Hamdi Krusha, janë emrat e dy kosovarëve të cilët janë përmendur nga mediat siriane si të vrarë gjatë luftimeve përkrah grupit islamik ISIS. 

“Zëri”, ka provuar që të marrë një prononcim nga Policia e Kosovës në lidhje më këtë rast, por, Daut Hoxha, nga zyra për informim e policisë thotë së ata nuk mund ta konfirmojnë vdekjen e tyre.

“Ne nuk mund ta konfirmojmë vdekjen e tyre, sepse nëse ata janë vrarë, janë vrarë në një  territor të një shteti tjetër, dhe se për vrasjen e qytetarëve të Kosovës jashtë vendit, konfirmimin e bënë Ministria e Punëve të Jashtme”, ka thënë Hoxha.

“Zëri”, ka tentuar që të marr përgjigje edhe nga Ministria e Punëve të Jashtme, por ky institucion nuk ka dhënë asnjë përgjigje.

Burimet të gazetës “Zëri”, bëjnë të ditur se Ardian Hyseni, nga Prishtina, njëri nga të vrarët, ka qenë së bashku me gruan dhe fëmijët në shtetin Sirian.