Policia dërgon në mbajtje arsimtarin që ngacmoi seksualisht nxënëset e tij (Video)
Një profesor i shkollës së mesme “Anton Qeta” në fshatin Runik të Skenderajt dyshohet se ka ngacmuar seksualisht dy nxënëset e tij.
Të enjten vajzat 18 dhe 16 vjeçare të enjten me kujdestarin e tyre dolën për të pirë kafe në një lokal të Istogut, njofton Klan Kosova.
Por ndonëse kjo nuk ishte hera e parë që ata pinin kafe, kujdestari këtë herë dëshiroi që të ketë kontakte fizike me to.
Rrugës kur po ktheheshin nga Istogu, policia e ndaloi veturën.