Aksident mes tri veturash në magjistralen Prishtinë-Ferizaj (Foto)

Një aksident komunikacioni ka ndodhur sot rreth orës 12:30 në udhëkryqin e Janjevës, në magjistralen Prishtinë-Ferizaj.

Siç raporton portali Ulpianapress, në aksident janë përfshirë tri vetura, derisa nuk dihet ende nëse ka të lënduar.

Nga targat e regjistrimit, shihet se njëra nga veturat është me regjistrim të Shqipërisë.