Rita pritet me flamur të Kosovës në Dubai (Video)
Këngëtarja Rita Ora, që po qëndron në Dubai për të promovuar linjën e re të rrobave me Adidasin, është pritur në një qendër tregtare me flamurin e Kosovës.
Këtë e ka njoftuar vetë këngëtarja përmes rrjetit social “Snapchat” në të cilin ka publikuar një video të shkurtër, në të cilën shihet duke dhënë një nënshkrim një fanseje që i kishte ofruar flamurin e Kosovës.
Ylli botëror shpeshherë ka rrëfyer për mediat botërore për historinë e saj dhe prejardhjen nga Kosova.
Ajo vitin e kaluar u shpall Ambasadore Nderi nga presidentja Atifete Jahjaga. /Koha.net/
Rita Ora pritet me flamur të Kosovës në Dubaihttp://bit.ly/1TTcXbt
Posted by Zeri on 2016-02-10