Alpina sjell kryeveprën B7 xDrive

BMW nuk po ka guximin për të ndërtuar M7, por Alpina ka guxuar ta bëjë atë dhe ka realizuar një kryevepër.

Alpina B7 ka një motor V8 4.4-litër me turbo të dyfishtë i cili prodhon 600KF, transmeton Express. Përshpejtimin nga 0-100km/h e arrin për 3.6 sekonda dhe shpejtësi maksimale prej 310km/h.

Kjo performancë është rritur falë sistemit të avancuar të thithjes së ajrit dhe sistemit ftohës intercooler. Turbo kompresorët janë vendosur brenda formës V të motorit ngjashëm sikurse tek Mercedes-Benz. Kjo vendosje bënë që turbo të mos ketë vonesë dhe të reagojë edhe në shpejtësi të ulët.