Rrëfehet familja e të vrarit në Podujevë (Video)
Në Podujevë të dielën mbrëma ka mbetur i vrarë një person.
Dëshmitarët kanë rrëfyer ngjarjen për RTK-në.
Familja e viktimës, Fahri Bunjaku, thonë se djali i tyre kishte dalur të pinte kafe në kohën kur u qëllua për vdekjen.
Për babain e Fahriut, Abdyl Bunjakut, dyshohet se kjo mund të ketë ardhur si pasojë e “xhelozisë për çështje biznesi”.
“Po ma merr mendja se ndonjë xhelozi e biznesit, po nuk po mund ta di shkakun”, ka thënë Bunjaku për RTK-në.