Ish-futbollisti kosovar, ia ka rregulluar shtëpinë Michel Platinit, e ka pyetur francezin edhe për pranimin e Kosovës (FOTO)
Ish-futbollisti i Drenicës dhe Feronikelit, Xhevdet Dervishaj, disa ditë ka punuar në shtëpinë e kryetarit të suspenduar të UEFA-s, Michel Platini.
Dervishaj është duke u marrë me rregullimin e shtëpisë së ish-futbollistit të mirënjohur francez, transmeton Gazetaolle.com.
I kontaktuar nga ‘Olle’, Dervishaj ka njoftuar se e ka pyetur Platinin edhe për pranimin e Kosovës në UEFA. “Kosova ka probleme me infrastrukturë. Kështu më ka thënë Platini”, deklaron ekskluzivisht për Gazetaolle.com, Xhevdet Dervishaj.
Ai ndër të tjera tha se është shumë i lumtur që i është dhënë mundësia të punojë në një shtëpi të një njeriu kaq të famshëm.
Dervishaj në fund njoftoi se kohë më parë ka punuar edhe në shtëpinë e legjendës së Formulës 1, Michael Schumacher. Dervishaj në Kosovë ka luajtur në vitet 1995-2004. Ai tashmë jeton në Zvicër. /Olle