Adem Demaçi shtrohet në spital me probleme shëndetësore
Veprimtari i shquar Adem Demaçi po kalon nëpër një periudhë të rëndë shëndetësore. Ai mbrëmë është shtruar në klinikën e Gastrologjisë, si pasojë e përkeqësimit të gjendjes.
Sipas doktoreshës kujdestare, Fitore Komoni, Adem Demaçi mbrëmë është pranuar në spital pasi që kishte arritur në gjendje jo të mirë.
“Ai është pranuar mbrëmë në klinikë. Gjendja e tij nuk ka qenë e mirë. Ka pasur vjellje me gjakë dhe që nga mbrëmë është në përkujdesje të vazhdueshme”, ka thënë Komoni për zeri.info.
Ajo ka shtuar se sot gjendja e Demaçit është përmisuar megjithëse vazhdon të jetë në mbikëqyrje të pandërprerë.
“Sot gjendja e tij është më stabile se sa që ka qenë mbrëmë. Porsa isha në vizitë tek ai dhe tani është më i qetë”, ka sqaruar doktoresha Fitore Komoni për zeri.info.
Megjithatë ajo ka shtuar se problemet që Adem Demaçi ka pasur edhe kohëve të fundit me vështirësitë në të folur vazhdojnë të qëndrojnë. /Zeri/