Gjashtë kandidatë në garë për drejtor të Policisë së Kosovës

Gjashtë kandidatë kanë aplikuar në konkursin për pozitën e drejtorit të Policisë së Kosovës, ka konfirmuar Ministria e Punëve të Brendshme.

Konkursi për këtë pozitë ishte i hapur nga 5 deri më 19 nëntor 2026.

Sipas njoftimit të MPB-së, kandidatët që kanë shprehur interesim për këtë pozitë janë: Granit Fetahu, Fehmi Hoti, Sladjana Stojanovic, Arbnesh Ajvazi, Arben Paqarizi dhe Agron Rukiqi.

“Brenda këtij afati kanë aplikuar gjithsej gjashtë (6) kandidatë: Granit Fetahu, Fehmi Hoti, Sladjana Stojanovic, Arbnesh Ajvazi, Arben Paqarizi dhe Agron Rukiqi”, bëri të ditur Ministria e Punëve të Brendshme.

Aktualisht, detyrën e drejtorit të Policisë së Kosovës është duke e ushtruar Fehmi Hoti, i cili është njëri nga gjashtë kandidatët që kanë aplikuar në këtë konkurs.