Presidentja Shiroka-Pula nesër viziton zyrtarisht Forcën e Sigurisë së Kosovës

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka-Pula, nesër do të realizojë vizitën e saj të parë zyrtare në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Vizita do të zhvillohet duke filluar nga ora 10:00, në objektin e Ministrisë së Mbrojtjes, ku presidentja do të pritet me ceremoninë më të lartë ushtarake nga komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, transmeton IndeskOnline.

Gjatë qëndrimit të saj, presidentja Shiroka-Pula do të zhvillojë gjithashtu një takim me ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.

Sipas njoftimit për media, përfaqësuesit e mediave do të kenë mundësi të marrin pamje filmike dhe fotografi vetëm gjatë ceremonisë së pritjes së presidentes nga komandanti i FSK-së.