Shkëndija barazon me Sileksin

Shkëndija nuk ka arritur më shumë se një barazim me Sileksin në ligën elitare të futbollit në Maqedoninë e Veriut.

Kuqezinjtë avancuan të parët qysh në minutën e 18-të me anë të Tambas.

Por, fatkeqësisht nuk ia dolën ta ruanin avantazhin pasi Sileksi i barazoi shifrat në minutën e 53-të me Manojlov.

Sidoqoftë, ekipi tetovar vazhdon të mbetet në garë për titull të kampionit dhe njëkohësisht daljen në Evropë.