Courtoisi i zhgënjyer me Topin e Artë: Asnjë portier nuk vlerësohet sa duhet

Thibaut Courtois beson se portierët nuk marrin vlerësimin e merituar në garën për Topin e Artë.

Gardiani i Real Madridit, i cili së fundmi vazhdoi kontratën me klubin deri në vitin 2028, kujtoi se edhe në vitin 2022, kur pati një sezon të jashtëzakonshëm, nuk u rendit aq lart sa priste.

“E kuptoj që është e vështirë, sepse ne mund të bëjmë pritje të jashtëzakonshme, por në minutën e fundit Mbappe mund të shënojë një gol dhe të gjithë do ta kujtojnë atë. Një skuadër fillon me një portier të mirë, por nuk e di çfarë duhet të bëjë një portier për ta fituar Topin e Artë”, u shpreh belgu.

Ai u ndal edhe te ndryshimi që ka përjetuar Real Madridi, duke veçuar përmbysjen ndaj Romës si momentin që i dha skuadrës besim dhe forcë psikologjike.

Ndërkohë, për kritikat e tifozëve në “Santiago Bernabeu”, Courtoisi tha se ata kanë të drejtë të shprehin pakënaqësinë, por fishkëllimat mund të krijojnë dyshime te futbollistët.

Portieri foli edhe për trajnerin Jose Mourinho, të cilin e njeh që nga koha kur ishte 22-vjeçar, duke vlerësuar se tashmë është më i qetë dhe më me përvojë.

Për Viniciusin ai kërkoi mbështetje dhe besim, duke nënvizuar se Real Madrid ka nevojë për versionin më të mirë të brazilianit në mënyrë që të luftojë për të gjithë trofetë këtë sezon. /Zëri