Rrëfimi i djalit të Sylë Dakajt: Po besojmë në drejtësi, po i bëj lutje shtetit...

Sot u mbyllën dyert për vizitë te familja e Sylë Dakajt, i cili mbeti i vrarë më 18 nëntor nga i dyshuari Rrahman Hoti, në një parking të një qendre tregtare në qytetin e Suharekës.

Djali i viktimës Arianit Dakaj ka rrëfyer detajet nga ngjarja tragjike.

“Për parking ka ndodh rasti, edhe nuk është që kem pas problem ma heret me to. N’prezencë t’motrës vogël kanë ndodh krejt këto sene. Motrën e vogël hala me psikiatra e kem, hala nuk është mirë.

Po besoj në drejtësi. Ai nashta ka lidhje të fortë. Dikush ia ka dhënë atë guxim. Po ju boj lutje shtetit tonë, mos i pajisni me armë, munet me pasë pasoja të rënda”.