Një javë për t’u harruar për yllin e PSG-së, lëndohet rëndë dhe hajnat ia mësyjnë shtëpisë

Desire Doue nuk do ta harrojë lehtë fundjavën që sapo kaloi.

Fillimisht pësoi një lëndim shumë të rëndë në ndeshjen ndaj Nices, ndërsa pas kthimit në shtëpi e priste një tjetër befasi e pakëndshme: policia kishte rrethuar pronën e tij pas një tentative për grabitje.

Ngjarja ndodhi në Orgeval, ku katër persona tentuan të hynin në pronën e futbollistit të Paris Saint-Germainit.

Sipas raportimeve, ata kishin kapërcyer portën e oborrit, por partnerja e Doue i kishte vënë re dhe i kishte detyruar të largoheshin.

As shtëpia dhe as prona nuk pësuan dëme. Për shkak të incidentit, PSG-ja ka shtuar sigurinë rreth banesës së futbollistit.

Njëkohësisht, klubi po përgatitet për mungesën e gjatë të tij, pasi ekzaminimet kanë konfirmuar këputjen e ligamentit të kryqëzuar të përparmë në gjurin e djathtë.

Doue do t'i nënshtrohet operacionit dhe pritet të mungojë deri në fund të sezonit 2026/27.

Si të mos mjaftonte kjo, francezi kishte pësuar edhe një dëmtim në dhëmb gjatë grumbullimit me kombëtaren. Një seri ngjarjesh të pafata për një prej talenteve më të mëdhenj të futbollit francez. /Zëri