Shkëndija bëri homazhe për Agron Memedin para ndeshjes me Sileksin

Para ndeshjes së sotme me Sileksin, klubi i futbollit Shkëndija e nderoi kujtimin e Agron Memedit, ndërsa futbollistët i pritën familjarët e tij dhe ndanë me ta momente emocionuese në shenjë respekti për ish-futbollistin dhe ndihmëstrajnerin e klubit.

Ndeshja nisi me një minutë heshtje në nderim të tij dhe të futbollistit të ndjerë Vladimir Sekulovski.