Shkëndija po avancon ndaj Sileksit pas pjesës së parë

Shkëndija është duke avancuar ndaj Sileksit me rezultat 1:0, në ndeshjen e vlefshme për ligën elitare të Maqedonisë së Veriut.

Kuqezinjtë kanë kaluar në epërsi në minutën e 18-të përmes Tambas, në ndeshjen që po luhet në Shkup.

Ekipi tetovar do të mundohet ta ruajë këtë avantazh deri në fund të takimit për t’i fituar tri pikët e radhës, në rrugëtimin e tyre drejt titullit të kampionit. /Zëri