Çitaku: Nisma e re ligjore për Dhomat e Specializuara tashmë e ka vulën e institucioneve
Partia Demokratike e Kosovës pritet që brenda kësaj jave ta procedojë në Kuvend nismën e re ligjore për Dhomat e Specializuara.
Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, tha se ekspertët janë duke i bërë ndërhyrjet e fundit në draft, ndërsa theksoi se nisma tashmë ka mbështetje institucionale.
“Tashmë kjo nismë nuk është vetëm e Partisë Demokratike të Kosovës. Tashmë kjo nismë ka vulën e institucioneve të Republikës së Kosovës”, tha Çitaku.
Ajo shtoi se mund të ketë ndryshime në draft, pas rekomandimeve të ekspertëve vendorë dhe ndërkombëtarë, por qëllimi i ligjit mbetet i njëjtë: “Mbrojtja e të drejtave të qytetarëve tanë, sigurimi i një procesi të drejtë e të barabartë, transparenca, llogaridhënia dhe mbikëqyrja”. /rtk