Realizoi hat-trick ndaj Drenicës, Diatta fiton çmimin “Yll i Javës”

Federata e Futbollit e Kosovës, në bashkëpunim me sponsorin zyrtar të Superligës, Albi Mall, vazhdon me ndarjen e çmimit tradicional “Ylli i Javës”, i cili i dedikohet futbollistit më të dalluar të xhiros.

Pas përfundimit të ndeshjeve të xhiros së 14-të, çmimi “Ylli i Javës” i ka takuar futbollistit të FC Prishtinës, Assane Diatta, i cili e fiton këtë çmim për herë të tretë këtë edicion.

Diatta shkëlqeu në përballjen kundër FC Drenicës, duke realizuar hat-trick, për ta konfirmuar edhe një herë formën e tij të shkëlqyer dhe rolin e rëndësishëm në repartin ofensiv të skuadrës kryeqytetase.

Vlerësimi për çmimin “Ylli i Javës” është bërë nga Komisioni i Veteranëve të Futbollit.