QPS-të pa psikologë e punëtorë socialë

Qendrat për Punë Sociale në Pejë, Fushë Kosovë dhe Vushtrri po përballen me mungesë të punëtorëve socialë dhe psikologëve, pavarësisht numrit të madh të rasteve të dhunës në familje.

Drejtuesit e këtyre institucioneve kërkojnë shtimin e stafit, ndërsa ekspertët theksojnë rëndësinë e punëtorëve socialë në trajtimin dhe menaxhimin e rasteve.

Ndryshe nga këto komuna, Gjilani ka dy punëtorë socialë.