Mourinho po jeton në limite, gjashtë fitore të vendosura pas minutës së 85-të!
Real Madridi po e bën zakon t'i vendosë ndeshjet në momentet e fundit.
Gjashtë nga 15 fitoret e regjistruara këtë sezon janë vendosur pas minutës së 85-të, një statistikë që dëshmon se skuadra po arrin të shpëtojë rezultate edhe kur koha është drejt përfundimit.
Ajo që bie veçanërisht në sy është ndikimi i futbollistëve rezervë.
Në katër prej këtyre gjashtë fitoreve, golin vendimtar e ka realizuar një lojtar që ka hyrë nga stoli, ndërsa në dy rastet e tjera edhe asistimi për golin vendimtar ka ardhur nga një futbollist rezervë.
Kjo statistikë tregon rëndësinë e lojtarëve që hyjnë gjatë ndeshjes, por njëkohësisht nxjerr në pah edhe mënyrën dramatike se si Reali po i siguron fitoret. Madrilenët po dëshmojnë se mbeten të rrezikshëm deri në sekondat e fundit. /Zëri