Zhegrova asiston në fitoren e Juventusit, “Zonja e Vjetër” e shkatërron Venezian

Ylli i Kosovës, Edon Zhegrova, ka zhvilluar një super ndeshje për Juventusin, që gjatë së dielës është përballur me Venezian.

Zhegrova, për herë të parë që nga transferimi te Juventusi, e ka kompletuar një ndeshje të plotë.

Gjithashtu, ishte ndeshja e parë si startues për Zhegrovën këtë edicion.

Sulmuesi i krahut të djathtë të dielën kontribuoi me një asistim në fitoren e Juventusit.

“Zonja e Vjetër” në kuadër të xhiros së 12-të të Serie A e mposhti Venezian me rezultatin e thellë 4:0.

Zhegrova asistoi te goli për 3:0 të cilin e realizoi Juan Cabal në minutën e 65-të.

Juventusi me këtë fitore është ngritur në pozitën e gjashtë me 21 pikë.