Ymeri: Në takim me ambasadorin britanik u diskutua zgjedhja e Avokatit të Popullit dhe mbrojtja nga dhuna në familje

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Janina Ymeri, ka bërë të ditur se gjatë javës së kaluar, Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore dhe Peticione ka pritur në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves.

Ymeri ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, se në këtë takim, nën kryesimin e kryetares së komisionit, Fatmire Kollçaku, është diskutuar për detyrat e komisionit, me theks të veçantë zgjedhja e Avokatit të Popullit.

Po ashtu, sipas Ymerit është diskutuar edhe monitorimi i Ligjit për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Dhuna në Familje, Dhuna ndaj Grave dhe Dhuna në Baza Gjinore.

“Nga takimet e javës që shkoj, theksoj takimin e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore dhe Peticion, priti në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves.Nën kryesimin e kryetares Fatmire Kollçaku, kishim mundësinë të diskutonim detyrat e komisionit veçanërisht zgjedhjen e Avokatit të Popullit si dhe monitorimin e ligjit NR. 08/L-185 për parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave dhe dhuna në baza gjinore”, ka shkruar Ymeri.

Në fund, Ymeri ka shprehur falënderim për Ambasadën Britanike dhe ambasadat e tjera për rolin e tyre në ruajtjen e lirisë së shprehjes, demokracisë dhe sigurisë në Kosovë.

Postimi i plotë: