Bruno Fernandes: Nuk jam këtu vetëm për një vend në top katërshe, dua të fitoj trofe
Kapiteni i Manchester Unitedit, Bruno Fernandes, ka theksuar se ambicia e tij mbetet fitimi i Premier League dhe Ligës së Kampionëve me klubin anglez.
Në një intervistë për “Sky”, mesfushori portugez u shpreh se nuk dëshiron që objektivat e Manchester Unitedit të kufizohen vetëm te sigurimi i një vendi në top katërshe, duke insistuar se synimi duhet të jetë gjithmonë fitimi i trofeve.
“Synimi im do të jetë gjithmonë fitimi i Premier League dhe Ligës së Kampionëve me klubin ku jam. Nuk do të them kurrë se, duke parë pozicionin tonë aktual, duhet të synojmë vetëm top katërshen. Jo, jo… Unë jam këtu për të fituar!”, deklaroi Fernandes.