Messi i shpëton përjashtimit pasi e goditi kundërshtarin me top në fytyrë

Lionel Messi ishte protagonist i një momenti kontrovers në humbjen 3:0 të Inter Miamit ndaj Columbus Crew në play-offin e MLS-së.

Pak para përfundimit të pjesës së parë, argjentinasi e gjuajti topin drejt fytyrës së Gonzalo Tapias, pasi futbollisti kilian po i pengonte ekzekutimin e rivënies anësore.

Arbitri ndëshkoi me kartonë të verdhë të dy lojtarët, duke mos e përjashtuar Messin.

Trajneri i Columbusit, Laurent Courtois, konsideroi se ylli argjentinas meritonte karton të kuq: “Të gjithë e dinë se meritonte më shumë se një karton të verdhë. Është vërtet për të ardhur keq”. /Zëri