Pedri dhe Lamine Yamal, të paprekshëm te Barcelona e Flickut
Pedri dhe Lamine Yamal janë dy lojtarët e vetëm të Barcelonës që kanë qenë të pranishëm në të gjitha 16 ndeshjet zyrtare të këtij sezoni, në La Liga dhe Ligën e Kampionëve.
Yamal i ka nisur nga minuta e parë të gjitha takimet, duke regjistruar 1.355 minuta lojë. Ndërkohë, Pedri ka qenë titullar në 14 ndeshje dhe ka grumbulluar 1.111 minuta.
Të dy janë gjithashtu pjesë e rëndësishme e Kombëtares së Spanjës, duke dëshmuar rëndësinë e tyre për trajnerin Hansi Flick, i cili vështirë se mund ta imagjinojë formacionin pa ta. /Zëri