Familja e Jakup Krasniqit falënderon të gjithë për solidaritetin dhe mbështetjen

Altin Krasniqi, djali i Jakup Krasniqit, ka shprehur mirënjohje për të gjithë ata që i qëndruan pranë familjes në këto momente të vështira.

Përmes një postimi në Facebook, në emër të familjes, ai ka falënderuar të gjithë për solidaritetin dhe mbështetjen e treguar.“Në emër të familjes, shpreh mirënjohjen dhe falënderimin tonë për secilin prej jush që, në këto momente të vështira për familjen tonë, u solidarizuat me ne dhe na dhatë forcë”, ka shkruar Krasniqi.Ky mesazh erdhi në ditën kur babai i tij përfundoi vizitën katërditore në Kosovë për arsye familjare.