Tre fituesit e fundit u përballen me dëmtime serioze pas triumfit në çmimin prestigjioz
Rodri, Ousmane Dembele dhe Harry Kane - tre emrat që kanë fituar Topin e Artë në edicionet e fundit, kanë përjetuar probleme të rënda fizike pak kohë pas marrjes së çmimit individual më të madh në futboll.
Një rastësi e pazakontë po tërheq vëmendjen në botën e futbollit.
Tre fituesit e fundit të Topit të Artë kanë përfunduar në listën e të dëmtuarve pas triumfit në ceremoninë prestigjioze, duke kaluar nga kulmi i suksesit individual në periudha të vështira jashtë fushës.
I pari ishte Rodri, i cili pësoi këputje të ligamentit të kryqëzuar anterior dhe dëmtim të meniskut, duke qëndruar rreth nëntë muaj larg fushave. Një goditje e rëndë për mesfushorin spanjoll, që sapo kishte kurorëzuar një periudhë fantastike me çmimin më të madh individual.
Më pas, probleme fizike pati edhe Ousmane Dembele. Sulmuesi francez u përball me lëndime në kofshë dhe muskuj, të cilat e detyruan të mungonte gjithsej rreth tre muaj gjatë sezonit.
Tani në këtë listë është edhe Harry Kane. Pas ndeshjes ndaj Kolnit, te sulmuesi anglez është konstatuar këputje e ligamenteve në kyçin e këmbës, dëmtim që, sipas drejtuesve të Bayern Munichut, pritet ta mbajë jashtë fushave për rreth tre muaj.
Tre fitues të Topit të Artë, tri histori të ndryshme dhe një ngjashmëri e çuditshme: secili prej tyre është përballur me një dëmtim serioz pas fitimit të çmimit që kurorëzon më të mirin në futbollin botëror. /telegrafi