Ferran Torres i dërgon mesazh PSG-së, nuk ka shënuar gol qe 10 ndeshje
Ferran Torres nuk ka ndërmend të heqë dorë nga gara për një vend në formacionin e Paris Saint-Germainit, pavarësisht vështirësive që po kalon gjatë javëve të fundit.
Sulmuesi spanjoll e nisi në mënyrë fantastike aventurën në Paris, duke realizuar shtatë gola dhe duke dhuruar një asistim në 14 paraqitje në të gjitha garat. Megjithatë, së fundmi ai ka humbur një pjesë të rëndësisë në skuadër, ku Senny Mayulu ka përfituar nga mundësitë e dhëna prej Luis Enriques.
Me rikthimin e Ousmane Dembeles dhe rikuperimin e Désiré Doués, konkurrenca në repartin ofensiv është bërë edhe më e madhe. Megjithatë, Ferran është i vendosur të luftojë për minutat e tij dhe të dëshmojë se transferimi i tij në PSG ishte një vendim i qëlluar.