Gjashtë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve

Gjashtë raste të dhunës në familje janë raportuar në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit, duke përfshirë dy raste në Graçanicë, tri raste në Gjakovë, dhe një në Skenderaj. 

Sipas njoftimit të PK-së, në të gjitha rastet e raportuara në Polici kryesisht viktima të dhunës fizike janë femrat, raporton Zeri.info.

Njoftimi i Policisë:

Graqanicë 20.11.2026 – 17:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte ushtruar dhunë psikike ndaj bashkëshortes së tij. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Graqanicë 20.11.2026 – 22:00. Është raportuar se një mashkull kosovar, ishte i frikësuar nga bashkëshortja e tij e dyshuara femër kosovare. E dyshuar është intervistuar dhe me vendim të prokurorit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Gjakovë 20.11.2026 – 01:25. Është raportuar se vëllai i dyshuari mashkull kosovar, ka sulmuar fizikisht motrën deri sa ishte në gjendje të dehur. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Gjakovë 09.11.2026 – 09:00. Më 20.11.2026 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij. I dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

Gjakovë 19.11.2026 – 23:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte ushtruar dhunë psikike ndaj babait të tij. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Skenderaj 20.11.2026 – NN. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj tri vajzave të tij (njëra e mitur). Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, kurse i dyshuari me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.