Arrestohet një person në Podujevë, dyshohet se për një kohë të gjatë ngacmonte ish-të dashurën
Një person është arrestuar në Podujevë, nën dyshimin se në vazhdimësi kishte ngacmuar një grua, me të cilën kishte qenë në lidhje dashurie para disa vitesh.
Sipas njoftimit të Policisë, thuhet se rasti ka ndodhur më 9 nëntor 2026 rreth orës 09:53, në Podujevë, raporton Zeri.info.
"Podujevë 09.11.2026 – 09:53. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që në vazhdimësi kishte ngacmuar viktimën femër kosovare, të cilën e kishte të dashur para disa viteve. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje", thuhet në njoftimin e PK-së. /Zëri