Presidentja Shiroka-Pula pret në takim ambasadoren e Suedisë, flasin për integrimin evropian të Kosovës
Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka-Pula, priti në takim ambasadoren e Suedisë në Kosovë, Asa Pehrson.
Presidentja vlerësoi veçanërisht mbështetjen e Agjencisë Suedeze për Bashkëpunim Ndërkombëtar për Zhvillim (SIDA) në fushën e demokracisë, sundimit të ligjit dhe zhvillimit ekonomik.
Më tej, Presidentja theksoi rëndësinë e mbështetjes së Suedisë për integrimin evropian të Kosovës dhe anëtarësimin në Këshillin e Evropës. Ajo gjithashtu ngriti nevojën për bashkëpunim në forcimin e kapaciteteve për përballimin e kërcënimeve hibride.
Në takim u diskutua edhe për mundësitë e zgjerimit të shkëmbimeve tregtare dhe investimeve suedeze në Kosovë. /Zëri