Spalletti gjen zgjidhje të reja në sulm, Zhegrova synon më shumë hapësirë te Juventusi

Juventusi po fiton alternativa të reja në repartin ofensiv, ndërsa Luciano Spalletti ka gjithnjë e më shumë mundësi për të ndryshuar lojën gjatë ndeshjeve.

Rikthimi i Francisco Conceiçaos i jep trajnerit italian më shumë opsione, por Edon Zhegrova vazhdon të jetë një armë e rëndësishme për lojën në krahë.

Sipas mediumit italian “SportMediaset”, Spalletti dëshiron të shfrytëzojë më shumë futbollistët që kanë aftësi të krijojnë epërsi në duelet një kundër një.

Kjo u pa edhe në fitoren 2:0 ndaj Napolit, ku Zhegrova dhe Alajbegoviqi kontribuuan në depërtimet ofensive të bardhezinjve.

Me rikthimin e Conceiçãos, trajneri mund të alternojë tre futbollistë në krahë: Zhegrovën, portugezin dhe Jeremie Bogën.

Kjo i mundëson të ndryshojë ritmin dhe skemën e lojës, varësisht nga kundërshtari dhe rrjedha e takimit.

Për reprezentuesin e Kosovës, kjo mund të jetë një mundësi e mirë për të fituar më shumë minuta dhe për të dëshmuar vlerat e tij.

Driblimet, kreativiteti dhe paparashikueshmëria e bëjnë Zhegrovën një alternativë të veçantë në repartin ofensiv të Juventusit. /Zëri