Katër klube të Premierligës i ofrojnë 100 milionë euro për Fermin Lopezin, Barcelona përgatit kundërpërgjigjen

Interesimi për Fermin Lopezin po rritet ndjeshëm. Sipas mediumit spanjoll SPORT, Barcelona ka marrë oferta deri në 100 milionë euro nga katër klube të Premierligës, të cilat dëshirojnë ta transferojnë mesfushorin spanjoll.

Chelsea kishte ofruar 70 milionë euro gjatë verës, por drejtuesit e Barcelonës, me në krye Decon, nuk e kishin konsideruar të mjaftueshme këtë shumë.

Tani, Chelsea dhe Manchester United janë dy klubet që kanë shfaqur interesimin më të madh, ndërsa edhe dy skuadra të tjera angleze janë futur në garë.

Megjithatë, Fermini nuk dëshiron të largohet nga “Camp Nou”.

Futbollisti ka bërë të qartë se synimi i tij është të ketë sukses me fanellën blaugrana, pavarësisht ofertave të majme nga Anglia.

Kontrata e tij aktuale është e vlefshme deri në vitin 2031, me klauzolë lirimi prej 500 milionë eurosh.

Barcelona, nga ana tjetër, e konsideron Ferminin pjesë të rëndësishme të projektit dhe planifikon të takohet sërish me përfaqësuesit e tij për t'ia përmirësuar kontratën dhe pagën, duke reflektuar rëndësinë që ka fituar në skuadrën e Hansi Flickut. /Zëri