Shiroka-Pula pranoi letër urimi nga presidenti i Portugalisë, Antonio Jose Martins Seguro

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka pranuar një letër urimi nga presidenti i Republikës së Portugalisë, Antonio Jose Martins Seguro, me rastin e marrjes së detyrës.

Presidenti Seguro, në emër të popullit portugez dhe në emrin e tij personal, i përcolli presidentes Shiroka-Pula urimet më të përzemërta dhe dëshirat më të mira për sukses në ushtrimin e mandatit.

Në letrën e urimit, presidenti Seguro uroi që, gjatë mandatit të presidentes Shiroka-Pula, lidhjet e miqësisë dhe bashkëpunimit ndërmjet Portugalisë dhe Kosovës të vazhdojnë të forcohen edhe më tej.