Zhduket një grua së bashku me fëmijën e saj në Prizren
Një grua është raportuar se është zhdukuar së bashku me fëmijën e saj.
Sipas raportit 24-orësh, rasti ka ndodhur dje (e enjte) në orën 13:30 në Prizren.
Rasti në procedurë hetimore.
“Prizren 19.11.2026-13:30. Është raportuar se viktima femër kosovare së bashku me fëmiun e saj është larguar nga shtëpia dhe se nuk dihet vendndodhja e tyre. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raport. /Zëri