Dita e tretë e vizitës në Kosovë, Jakup Krasniqi pritet nga mbesa e tij

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ndodhet në ditën e tretë të vizitës së tij në Kosovë, e cila i është lejuar nga Dhomat e Specializuara për arsye humanitare.

Krasniqi ka qëndruar gjatë dy ditëve të para pranë familjes së tij në lagjen “Velania” të Prishtinës, nën masa të rrepta sigurie dhe përcjellje të EULEX-it.

Të enjten, pas disa orësh qëndrimi në shtëpi, ai është larguar me automjetet e EULEX-it dhe është dërguar në objektet e këtij misioni në Prishtinë.

Sipas raportimeve, vizita e Krasniqit në Kosovë pritet të zgjasë gjithsej katër ditë.

Dhomat e Specializuara kanë konfirmuar se vizita është autorizuar për arsye bindëse humanitare, pa dhënë hollësi për rrethanat konkrete.

Krasniqi është duke u gjykuar në Hagë në kuadër të procesit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.