Messi kryeson listën e pagave në MLS, Lewandowski i dyti

Lionel Messi vazhdon të jetë futbollisti më i paguar në Major League Soccer (MLS), duke kryesuar renditjen e publikuar nga Shoqata e Futbollistëve të kësaj lige.

Ylli argjentinas përfiton 28.3 milionë dollarë në vit si kompensim të garantuar, afro tetë milionë dollarë më shumë sesa në vitin e kaluar.

Në vendin e dytë renditet sulmuesi polak Robert Lewandowski, i cili është pjesë e Chicago Fire, me 19.51 milionë dollarë në vit.

Podiumi plotësohet nga francezi Antoine Griezmann i Orlando Cityt, me 13.938 milionë dollarë.

Në pesë futbollistët më të paguar përfshihen edhe koreano-jugori Son Heung-min i Los Angeles FC, me 11.152 milionë dollarë, si dhe zvicerani Breel Embolo i Atlanta Unitedit, me 10.81 milionë dollarë.

Sa u përket klubeve, Inter Miami kryeson për nga shpenzimet totale për pagat e garantuara, me 59.37 milionë dollarë. Pas tij renditen Chicago Fire me 41.29 milionë dhe Atlanta United me 38.35 milionë dollarë.

Shifrat janë publikuar më 9 tetor dhe përfshijnë kompensimin e garantuar të futbollistëve, ndërsa për lojtarët e transferuar gjatë verës janë llogaritur në bazë vjetore.