Kane: Bayerni ka skuadër të fortë, objektivi ynë triumfi në Ligën e Kampionëve

Harry Kane beson se Bayern Munich ka gjithçka që i nevojitet për ta fituar Ligën e Kampionëve.

Sulmuesi anglez ka shprehur ambicien e madhe të skuadrës bavareze për ta rikthyer trofeun më prestigjioz evropian në “Allianz Arena”.

“Liga e Kampionëve është një objektiv madhor për mua dhe për ekipin. Kemi një skuadër të fortë, të përbërë nga lojtarë të jashtëzakonshëm”, deklaroi Kane për “Foot Mercato”.

Anglezi kujtoi edhe eliminimin dramatik nga PSG-ja në gjysmëfinalen e sezonit të kaluar, kur Bayerni u mposht me rezultat të përgjithshëm 6:5.

Megjithatë, ai beson se ajo përvojë do ta ndihmojë ekipin në këtë edicion.

Kane vlerësoi edhe vazhdimësinë me trajnerin Vincent Kompany, duke theksuar se skuadra ka fituar stabilitet dhe është më e përgatitur për sfidat evropiane.

“Duhet të gjejmë atë diçka shtesë që bën diferencën dhe të bëjmë gjithçka për ta fituar Ligën e Kampionëve. Ky është objektivi ynë kryesor”. /Zëri