Sot java e 14-të në Superligën e Kosovës, vetëm një ndeshje në orar

Albi Mall Superliga do të nisë sot (e premte) me një ndeshje në program, ndërsa në fundjavë janë programuar nga dy takime të tjera, në kuadër të xhiros së 14-të.

Kjo xhiro nis me përballjen ndërmjet Prishtinës dhe Drenicës, dy skuadrave që synojnë të marrin pikët e plota.

Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” dhe fillon në orën 17:00.

Kurse, ndeshjet e tjera të kësaj jave zhvillohen të shtunën, ku Llapi përballet me Vushtrrinë, ndërsa Malisheva pret Dukagjinin. Të dielën, Ballkani luan ndaj Gjilanit, kurse Drita përballet me Feronikelin ’74 në Gjilan. /Zëri