Erërat e forta përfshijnë Prishtinën, qytetarët këshillohen për kujdes
Erërat e forta kanë përfshirë sonte edhe Prishtinën, duke krijuar kështu vështirësi edhe në lëvizjen e qytetarëve.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, kishte paralajmëruar për erëra të forta, me shpejtësi prej 30 deri në 45 kilometra në orë, ndërsa në disa raste priten edhe fryrje më të fuqishme.
Kurse, Komuna e Prishtinës ka apeluar te qytetarët që të kenë kujdes, të shmangin qëndrimin pranë pemëve të mëdha, skelave dhe tabelave reklamuese, si dhe të sigurojnë objektet e lehta në ballkone.
Erërat pritet të fillojnë të dobësohen gradualisht gjatë së premtes. /Zëri