Xhavit Haliti dëshmon për atentatet e UDB-së ndaj Enver Hadrit, vetes dhe Xhafer Shatrit
Xhavit Haliti ka bërë të ditur se sot ka dhënë dëshminë e tij lidhur me atentatet e UDB-së kundër Enver Hadrit, ndaj tij dhe Xhafer Shatrit.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Haliti ka njoftuar se gjatë këtij procesi është shoqëruar nga Teuta dhe Renoari, vajza dhe djali i Enver Hadrit, dy përfaqësues të Ambasadës së Kosovës, si dhe mbesa e tij, Sabihaja, raporton Zeri.info.
“Vajza dhe djali i Enver Hadrit, Teuta dhe Renoari, dy përfaqësuesit e Ambasadës së Kosovës dhe mbesa ime, Sabihaja, më shoqëruan sot, kur dhashë dëshminë lidhur me atentatet e UDB-së kundër Enver Hadrit, kundër meje dhe Xhafer Shatrit”, ka shkruar Haliti. /Zëri