Babai i Lamine Yamalit nuk ka dyshime: “Djali im do të jetë më i mirë se Messi”
Babai i Lamine Yamalit, Mounir Nasraoui, vazhdon të besojë se djali i tij ka potencialin për të tejkaluar edhe Lionel Messin.
Ai është shprehur me krenari për talentin e jashtëzakonshëm të yllit të Barcelonës, duke theksuar se që në fëmijëri kishte vënë re diçka të veçantë tek ai.
Nasraoui ka treguar se Lamine, që në moshë shumë të vogël, luante kundër fëmijëve dukshëm më të mëdhenj dhe arrinte t'i befasonte të gjithë me aftësitë e tij.
“Është një bekim nga Zoti. Është një rast shumë i veçantë dhe parashikoj se do të jetë më i mirë se Messi”, ishte deklarata e tij, duke shprehur bindjen se djali i tij do të vazhdojë të shkruajë histori. /Zëri