Tre zyrtarë nga Kosova diplomohen në Akademinë Kombëtare të FBI-së

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka bërë të ditur se tre zyrtarë nga Kosova janë diplomuar së fundmi në Akademinë Kombëtare të FBI-së.

Përmes një postimi në Facebook, kjo ambasadë ka shprehur krenarinë për këtë arritje, duke theksuar se Kosova është partnere e fortë e SHBA-së në fushën e zbatimit të ligjit.

Sipas Ambasadës, Kosova ka një nga rrjetet më të mëdha të të diplomuarve të Akademisë Kombëtare të FBI-së në nivel global.

"Kosova është një partner i fortë i SHBA-së në fushën e zbatimit të ligjit dhe ka një nga rrjetet më të mëdha të të diplomuarve të Akademisë Kombëtare të FBI-së në nivel global. Jemi të entuziazmuar të punojmë së bashku për të luftuar krimin e organizuar ndërkombëtar", theksohet në njoftim,