Përplasja Man Utd - Real Madrid mund të përfundojë në gjykatë, shkak JJ Gabriel

Transferimi i talentit të ri JJ Gabriel te Real Madrid po shkakton tensione të mëdha me Manchester Unitedin.

Klubi anglez është i zemëruar për largimin e 16-vjeçarit dhe po shqyrton mundësinë e një beteje ligjore kundër gjigantit spanjoll.

Sipas raportimeve nga Anglia, Unitedi ka nisur të analizojë rregulloret ndërkombëtare për transferimin e lojtarëve të mitur, duke kërkuar prova nëse gjatë kësaj marrëveshjeje janë shkelur rregullat e FIFA-s.

Dyshimet lidhen kryesisht me mundësinë që lojtari të jetë kontaktuar në mënyrë të parregullt ose të jetë bindur të largohet nga klubi anglez përmes presioneve të jashtme.

Nëse këto dyshime konfirmohen, Manchester United është i gatshëm ta çojë çështjen në rrugë ligjore, ndërsa kalimi i Gabrielit në Madrid pritet të zyrtarizohet së shpejti. /Zëri