Reali nuk dëshiron ta humbasë, Tchouameni vazhdon kontratën zyrtarisht deri në vitin 2032
Aurelien Tchouamen do të jetë pjesë e Real Madridit edhe për shumë vite.
Kampioni spanjoll ka njoftuar zyrtarisht marrëveshjen e re me mesfushorin francez, i cili do të jetë i lidhur me klubin deri në qershor të vitit 2032.
Që prej transferimit nga Monaco në vitin 2022, francezi ka fituar një rol gjithnjë e më të rëndësishëm në skuadër.
Ai është paraqitur në 205 ndeshje dhe ka koleksionuar tetë trofe, duke dëshmuar se është një prej investimeve më të rëndësishme të klubit në vitet e fundit.
Me këtë marrëveshje, Reali i jep fund çdo pasigurie rreth së ardhmes së mesfushorit, për të cilin kishte pasur interesim edhe nga klube të tjera evropiane.
Drejtuesit madrilenë nuk kanë pasur ndërmend ta lejojnë largimin e tij, ndërsa Mourinho e vlerëson shumë aftësinë e francezit për ta kontrolluar lojën dhe për t'i dhënë ekuilibër mesfushës.
Tchouameni është gjithashtu pjesë e rëndësishme e kombëtares franceze, me të cilën ka zhvilluar 50 ndeshje.
Rinovimi i tij vjen vetëm një ditë pas vazhdimit të kontratës së Arda Gülerit, duke treguar se Reali po punon për ta siguruar bërthamën e skuadrës për të ardhmen. /Zëri