Real Madrid gati t’ia dyfishojë pagën Bellinghamit, anglezi drejt nivelit të Mbappes dhe Viniciusit

Jude Bellingham pritet të bëhet njëri prej futbollistëve më të paguar të Real Madridit.

Klubi madrilen po përgatit një rritje të konsiderueshme të pagës së mesfushorit anglez, e cila mund të arrijë deri në dyfishimin e përfitimeve aktuale, sipas raportimeve të fundit.

Bellinghami përfiton rreth 20 milionë euro bruto në sezon, ndërsa propozimi i ri mund ta çojë pagën e tij në afërsisht 30 milionë euro.

Në këtë mënyrë, 23-vjeçari do të afrohej me përfitimet e Mbappes dhe Vinicius Juniorit, dy prej yjeve kryesore të skuadrës së Florentino Perezit.

Madrilenët tashmë kanë arritur marrëveshje me anglezin për vazhdimin e bashkëpunimit deri në vitin 2031.

Kontrata e tij aktuale skadonte më 2029, por drejtuesit nuk dëshirojnë të rrezikojnë të ardhmen e një lojtari që konsiderohet thelbësor për projektin sportiv.

Bellinghami ka fituar rëndësi të madhe që prej transferimit nga Borussia Dortmund dhe vazhdon të jetë një element vendimtar në mesfushën madrilene.

Me Mourinhon, ai ka marrë më shumë liri për të luajtur pranë sulmuesve, duke rritur ndikimin në fazën ofensive. Reali dëshiron që edhe kontrata e tij të pasqyrojë këtë status. /Zëri