Çitaku: Ka marrëveshje për Ligjin për Specialen
Ushtruesja e detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, kur është pyetur se a kanë arritur marrëveshje për votimin për Ligjin për Specialen është përgjigjur shkurt.
“Ka marrëveshje”, ka thënë Çitaku, derisa ka vazhduar për në seancën plenare.
Sot në seancën e Kuvend në rend ditë është edhe Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar i kthyer në Kuvend nga presidentja.