Vonohet seanca ku pritet të votohet Ligji për Gjykatën Speciale

Kuvendi i Kosovës ka thirrur për sot vazhdimin e seancës së ndërprerë ditë më parë.

Seanca është thirrur për në orën 10:00, por kanë kaluar më shumë se 40 minuta dhe vetëm deputetët e LDK-së janë në sallën e Kuvendit, ndërsa seanca nuk ka filluar akoma, shkruan Zeri.info.

Më herët Bedri Hamza dhe Vlora Çitaku nga PDK-ja janë takuar me kryeministrin Albin Kurti.

“Nuk kemi asnjë dallim në përmbajtje, i kemi vetëm në procedurë. Diskutohet vazhdojnë, ju njoftoj më vonë”, tha Çitaku, u.d. e kryetares së PDK-së. /Zëri