“S’po lypim lëmoshë, po lypim atë që fëmijëve tanë u takon” - protestë në Prishtinë

“S’po lypim lëmoshë, po lypim atë që fëmijëve tanë u takon!”, “Nevojat e fëmijëve nuk kanë vit fiskal”, “Shërbimet sociale janë nevojë, jo privilegj”, “Shërbimet sociale nuk mbahen me premtime” - ishin disa nga pankartat që qytetarët mbanin në duar në protestën e cila u mbajt në sheshin “Ibrahim Rugova” në Prishtinë, pas ndarjes buxhetore për shërbimet sociale.

Kjo protestë u organiza nga koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF (me 35 organizata anëtare) dhe Rrjeti i Grave të Kosovës (me 108 organizata anëtare). /Zëri