Atifete Jahjaga merr pjesë në ceremoninë e ndarjes së Medaljes së Artë të Kongresit Amerikan

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka marrë pjesë në Washington D.C. në ceremoninë solemne të ndarjes së Medaljes së Artë të Kongresit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kushtuar ish-presidentit të Egjiptit, Anwar Sadat, në vlerësim të kontributit të tij historik për paqen.

Ceremonia u mbajt me ftesë të kryetarit të Kongresit amerikan, Mike Johnson, ndërsa në të morën pjesë liderë botërorë dhe personalitete të shquara ndërkombëtare, të cilët u mblodhën për të nderuar trashëgiminë e Sadatit.

Gjatë qëndrimit në kryeqytetin amerikan, Jahjaga zhvilloi edhe takime me përfaqësues të Kongresit amerikan, diplomatë dhe personalitete politike nga vende të ndryshme të botës. Në fokus të diskutimeve ishin zhvillimet në Kosovë, forcimi i partneriteteve ndërkombëtare dhe perspektiva euroatlantike e vendit.

Pjesëmarrja në këtë ceremoni dhe takimet në Washington vijnë në kuadër të angazhimit për ruajtjen e marrëdhënieve me aleatët ndërkombëtarë dhe forcimin e pozitës së Kosovës në arenën ndërkombëtare, me theks të veçantë në partneritetin strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikë.